Një i vrarë e tre të plagosur në Prizren për shkak të fajdes

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për vrasjen e një personi në Prizren.(E PLOTËSUAR) – Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta. Motiv i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja.
“Rreth orës 20:30 minuta policia në Prizren ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se tek rrethi i Bazhderhanës ka ndodhur një incident rëndë i cili ka lënë të vdekur një mashkull ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre me rrezik për jetën”, njofton Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
“Nga të plagosurit njëri është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhën në arrati, por të njohur për policinë. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore. Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur. Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja”, thuhet më tutje në njoftim të Policisë.
Vritet një person në Prizren
Një ngjarje tjetër e rëndë tronditi në orët e mbrëmjes qytetin e Prizrenit.
Nga shkëmbim me armë të zjarrit në mes të disa personash që gjendeshin në dy automjete, mbetet i vrarë një person, ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të para të policisë, ngjarja ka ndodhur pas orës 20, dhe shkak janë borgjet me fajde, raporton RTK.
Në vendngjarje kanë dalur forcat policore dhe kryeprokurori i shtetit.
Dorasi ende nuk ka rënë në prangat e policisë, pasi mendohet që pas ngjarjes të jetë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Leave a comment