Tuna çdo herë e më shumë e dhënë pas … (Foto)

Këngëtarja shkupjane e njohur në skenën muzikore shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, tash e sa ditë ka treguar se është duke e përgatitur këngën e re të saj në bashkëpunim me Cozman “Holla”.

Por, ajo se çka i kushton më së shumti rëndësi Tuna, është edhe pamja e saj në këtë videoklip.

Në një foto që këngëtarja e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Tuna shihet me një lloj kurore në kokë, që është aksesor i një firme të njohur, ku këngëtarët botërorë janë pajisur me to, raporton Indeksonline.

Këngëtarë tjerë si: Rita Ora, Madonna, si dhe në kohën e tij, i ashtuquajturi “Mbreti i Pop muzikës”, Michael Jackson, janë ata që bartin aksesorë të kësaj firme.

Si duket Tuna është shumë e dhënë pas veshjeve dhe aksesorëve të cilët i bartin fytyrat më të famshme publike, pasi që ajo shpesh herë edhe nëpër klipe të saja është ekspozuar me veshje të njëjta me këngëtaren Rihanna.

tt1 tt2 tt3

Leave a comment